Asfaltohen edhe rrugët Rifat Vidishiqi dhe Bashkimi Kombëtarë
Prishtinë, 10 nëntor - Rrugët Rifat Vidishiqi dhe Bashkimi Kombëtarë, janë dy rrugë të tjera në qytet që kanë filluar të martën të asfaltohen.
Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi dhe drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Besnik Beka, kanë inspektuar punimet për asfaltimin e këtyre dy rrugëve dhe janë ndarë të kënaqur me punën që po e bënte kompania e angazhuar për asfaltim.
Nënkryetari Kamberi dhe drejtori Beka biseduan me këtë rast me qytetarët që banojnë përgjatë rrugëve, të cilët u shprehën të jenë të kënaqur me përkujdesjen e komunës për të qenë ën shërbim të qytetarëve, me realizimin e këtij projekti, si dhe me punën që po bëhej në asfaltimin e rrugëve.
Ne po bëjmë përpjekje maksimale që të plotësojmë kërkesat e qytetarëve, qoftë me ndërtimin e rrugëve, hapjen e kanalizimeve, sigurimin e ujit për pije dhe të tjera. Në këtë drejtim besoj se jemi të suksesshëm dhe për këtë tregon edhe reagimi pozitiv i qytetarëve, ka thënë Kamberi.
Ndërkaq, drejtori Beka tha se qyteti dhe disa paralagje e fshatra janë bërë kantier i vërtetë pune këto ditë, Janë mbi dhjetë rrugë në qytet që janë asfaltuara vetëm brenda 40 ditëve. Janë rreth 20 të tjera që janë kubëzuar. Meqë koha është e përshtatshme për punë, besoj se do të vazhdojmë të rregullojmë edhe rrugë të tjera në vazhdim, tha Beka.
Drejtori Beka gjatë bisedimit me qytetarë, dëgjoi edhe kërkesën e tyre që nëpër rrugët e reja të vendosen të ashtuquajturit policë të shtrirë, me qëllim të pengimit të shoferëve të pandërgjegjshëm për të zhvilluar shpejtësi të madhe që e rrezikojnë jetë e këmbësorëve e sidomos të të rinjve e fëmijëve.
Ai, aty për aty bisedoi me punë kryesin që këto pengesa të vendosen gjatë asfaltimit, në mënyrë që më vonë mos të dëmtohen rrugët, gjë që punë kryesi u zotua se do veproj ashtu.
Të dyja rrugët që kanë nisur të asfaltohen kanë një gjatësi prej rreth 700 metra dhe gjerësi gjashtë metra. Asfaltimi i tyre do të kushtoj rreth 50.000 euro.