22 Dhjetor 2024

Asfaltohen 9 rrugë në Livoç të Epërm të Gjilanit


Gjilan, 27 prill - Komuna e Gjilanit, në kuadër të programit të realizimit të katërshes infrastrukturore, ka asfaltuar 9 rrugë në fshatin Livoç të Epërm.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo është vazhdimësi e punëve për heqjen e lloçit dhe vadave., në qytet dhe fshatra.

“Kohë më parë janë asfaltuar rrugët te Jabuqtë, derisa tash jemi në Livoç të Epërm. Nuk do të mbetet rrugë pa u ndërtuar me të gjitha elementet përcjellëse. Tash jemi duke punuar në finalizimin e rrugës “Skifter Arifi” që është një hapje dhe lehtësim i madh i qarkullimit”, ka thënë Haziri.

Ai ka konfirmuar se do të vazhdojnë realizimin e projekteve në Livoç të Poshtëm,  Malishevë të Epërme, rrugën Zabel-Uglarë, rrugën “Enver Miftari” në qytet, sikurse që ka thënë se do të inicohen edhe projekte të tjera.

Kosto e ndërtimit të rrugëve në Livoç të Epërm është mbi 370 mijë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)