26 Dhjetor 2024

As në janar të 2015 Kosova nuk do tëketë kodin telefonik

Prishtinë, 23 tetor - Kosova as në janar të vitit të ardhshëm nuk do të mund të ketë kodin telefonik ashtu siç ishte paraparë në marrëveshjen për telekomunikacion të arritur në kuadër të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Marrëveshja e arritur në shtator të vitit të kaluar, parasheh që Kosova të marrë kodin ndërkombëtar +383 ose +384, kurse Serbia të fitojë licencimin e një operatori serb të telefonisë mobile në Kosovë.

Edita Tahiri, zëvendëskryeministre në largim, njëherësh koordinatore e Kosovës në bisedime, për Radion Evropa e Lirë sqaron se për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, përveç marrëveshjes së nënshkruar, palët e përfshira në bisedime duhet të nënshkruajnë edhe një plan të zbatimit, plan ky i cili mbetet ende i papërfunduar.

Ndërkaq, pa nënshkrimin e këtij plani, nuk mund të ndodh as aplikimi zyrtar në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit(ITU).

Kërkesën për aplikim në këtë union do të bëjë shteti i Austrisë, shtet ky që është paraqitur vullnetarisht për t\'i ndihmuar Kosovës në këtë proces, thotë Tahiri.

“Çështja ka ngecur tek përfundimi i planit për zbatim. Në moment që nënshkruhet plani për zbatim presim vendimin Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, për t’ia dhënë Kosovës kodin telefonik shtetëror\".

\"Në fakt, ka një vit që po negociojmë planin për zbatim, por ende nuk është përfunduar kemi edhe disa çështje të hapura, jemi në kontakte telefonike dhe elektronike më Brukselin. Në moment kur përfundojnë çështjet e hapura nënshkruhet, mirëpo është vështirë të flitet në aspektin kohor”, tha Tahiri.

Operatorët e telefonisë mobile dhe telefonisë fikse në Kosovë, shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare.

Telefonia mobile \"Vala\" shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin (+381) të Serbisë.

Zëvendëskryeministrja në largim Edita Tahiri, tregon se për këto vonesa dhe zvarritje Qeveria e Kosovës ka njoftuar Brukselin.

Njohës të kësaj fushe, konsiderojnë se mosnënshkrimi i planit të zbatimit, është në kuadër të zvarritjeve të proceseve të shumta që bën Serbia.

Naim Hoxha, profesor në Kolegjin “Riinvest”, thotë se kodi telefonik është një simbol i identitet shtetëror, pra siç thotë ai, Kosova është “qiraxhi” në sistemet e caktuara ndërkombëtare.

Madje sipas tij, janë edhe problemet financiare pasi një pjesë e mjeteve të shfrytëzimit të kodeve aktuale,  ndalen në sistemin e Serbisë.

“Pra aty ku nuk kemi qenë agresiv mjaft, aty ku nuk kemi qenë të fortë në kërkesat dhe paraqitjen e arsyetimeve dhe arsyes  për të qenë të pavarur, aty Serbia, në atë hapësirë ka dominuar dhe ka krijuar këto probleme\".

\"Ato janë të pasoja të mëdha jo vetëm politike, strategjike në kuptim të shtetësisë por janë edhe të nivelit ditor financiar, pasi rezultojnë më humbje të konsiderueshme në të hyrat e sistemeve sivc është Post Telekomunikacioni apo IPKO\", thtoë Hoxha.   

Por, zonja Tahiri përmend disa faktorë që mund të kenë ndikuar në zvarritjen e zbatimit të kësaj marrëveshje...

\"Në  bazë të vonesave qe janë bërë, këto  reflektojnë edhe në datat e paraparë në marrëveshje. Sepse kur është arritur marrëveshja në shtator të vitit të kaluar, ambiciet kanë qenë qe shumë shpjet të arrihet plani për zbatim. As qe kemi menduar se mund të kaloi më shumë se një vit\".

\"Mirëpo këtu hyjnë disa faktorë që kanë ndikuar zvarritjen, ka pasur zgjedhje nacionale  edhe në Kosovë edhe në Serbi, e dyta përgjithësisht tek Serbia ka mungesë të vullnetit politik për ti përfunduar obligimet e dialogut të Brukselit\", shprehet Tahiri.   

Sidoqoftë, pas marrjes së kodit, të gjithë operatorët e telefonisë mobile dhe fikse në Kosovë do të jenë të obliguar që të përdorin kodin e ri unik, pas një periudhe të përcaktuar nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit.

 

/REL/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)