ART gjobit PTK-në me 250 mijë euro
Prishtinë, 28 shtator - Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit e ka dënuar PTKnë rrafsh 250 mijë euro. Bordi i këtij rregullatori ka konstatuar se menaxhmenti i ndërmarrjes më fitimprurëse në vend ka bërë shkelje të ligjit në përdorimin e brezit frekuencor.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express Naser Shala, anëtar i bordit të ARTsë.
Për shkak të vazhdimit të përdorimit të paautorizuar të resurseve frekuencore, mosrespektim të vendimit të ARTsë, Bordi ka vendosur ti shqiptojë masën e dënimit në vlerë prej 250,000 euro, ka pohuar Shala.
Ai ka bërë të ditur se vendimi është marrë, por pritet të zyrtarizohet më së largu deri të premten.