26 Dhjetor 2024

ARKEP: Ende s’ka marrëveshje për roaming në Ballkan

Prishtinë, 22 gusht - Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike edhe Postare (ARKEP), ka sqaruar se nuk është arritur ndonjë marrëveshje për reduktimin e tarifave të Roaming-ut në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Takimi Punues i karakterit regjional i organizuar dhe mbajtur në Shkup, Republikën e Maqedonisë, është organizuar nën ombrellën dhe patronatin e BEREC/IRG  në organizim të Drejtorit Ekzekutiv të Agjensionit Rregullator të Komunikimeve Elektronike të Republikës së Maqedonisë (AEC) i cili këtë vit në ushtrim të përgjegjësive zyrtare është edhe Bashkë-Kryesues i BEREC dhe IRG”, është thënë në komunikatën e ARKEP-ut.

Sipas komunikatës. “Meqenëse, Republika e Kosovës dhe Republika e Bosnës dhe Hercegovinës, nuk janë ende kandidate për anëtarësim në BE dhe faktit se Autoriteti si një nga organet kompetente në fushën e komunikimeve elektronike, nuk është anëtare e këtyre mekanizmave sipas rekomandimeve dhe rregullave të aplikueshme nuk ka pas të drjtën dhe mundësinë e pjesëmarrjes në këtë takim punues në nivel të Shefave të Autoriteteve Rregullatore të shteteve të Ballkanit Perendimor, ku pjesëmarrësit e takimit janë shtete kandidate për anëtarësim në BE dhe me automatizëm janë anëtare të BEREC dhe IRG.

Autoriteti sqaron se është pjesë e nismës regjionale për reduktim të tarifave të Roaming- ut dhe draftet punuese të këtyre marrëveshjeve do të përcaktojnë detyrimet reciproke edhe për operatorët e autorizuar në Republikën e Kosovës, si dhe Autoriteti do japë kontributin e duhur që kjo marrëveshje brenda specifikave të vendit tonë të gjej aplikim në funksion dhe dobi të rritjes së trafikut të komunikimeve dhe rritjes së dobisë për shfrytëzuesit e fundëm (konsumatorët) e shërbimeve telekomunikuese;

“Draft Marrëveshja parasheh një koncept të përbashkët që do i mundësoj konsumatorëve të rrjetave dhe shërbimeve publike telekomunikuese mobile, që gjatë udhëtimit në vendet subjekt i marrëveshjes të mos paguajnë çmime të larta për shërbimet e Roaming- ut krahasuar me çmimet konkurruese në tregjet nacionale kur bëjnë dhe pranojnë thirrje, SMS mesazhe dhe shërbimet e të dhënave (data comunication), me çka sigurohet nivel i lartë i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve dhe eliminimi i barrierave të komunikimit”, thuhet në komunikatë.

Kjo Marrëveshje synon që çmimet e Roaming-ut duhet të reduktohen (zvogëlohen) në disa faza (modeli i përshkallëzimit) , ku do të përcaktohet niveli maksimal i çmimeve si të akorduara me marrëveshjen e synuar, e cila gjithmonë si model ka Rregulloren EC No. 544/2009 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian të 18 Qershor-it, 2009 e cila ka plotësuar Rregulloren (Ec) Nr. 717/2007 dhe Direktivën 2002/21/EC.

“Për më shumë, njoftojmë se kjo nismë dhe draft marrëveshja, e cila tashmë është në procedurë të shqyrtimeve të brendshme nga njësitë profesionale të Autoriteteve rregullatore të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku sipas detyrimeve ligjore të Autoriteti në fazën e shqyrtimit/këshillimit publik do të prezantohen për të gjitha palët e interesit si; operatorët, shoqëria civile, qytetarët (konsumator) të shërbimeve të telekomunikimeve, etj. mund të paraqesin komentet e tyre mbi dokumentet punuese të marrëveshjes dhe dokumenteve përcjellëse”, është thënë në komunikatën e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike edhe Postare të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)