23 Dhjetor 2024

ARKEP certifikohet nga trupa certifikuese ndërkombëtare

Prishtinë, 14 shkurt - Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP) si pasardhës ligjor i ish Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART) ka bërë të ditur se është certifikuar nga trupa certifikuese ndërkombëtare, TUV NORD CERT për Menaxhim të Sistemit të Cilësisë në përputhje me kërkesat e standardit EN ISO 9001:2008 dhe në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullative të aplikueshme.

Certifikimi i ARKEP sipas njoftimit dëshmon përkushtimin dhe fokusin e vazhdueshëm të Menaxhmentit Drejtues dhe Zyrtarëve Profesional në përmirësimin, avancimin si dhe dokumentimin e proceseve të administruara nga Autoriteti.

\"Menaxhimi i Sistemit të Cilësisë sipas standardit ISO 9001:2008 nga ARKEP dëshmon se autoriteti aplikon dhe zbaton procedura dhe procese në përputhje me mandatin, kërkesat e legjislacionit primar dhe atij sekondar të aplikueshëm (kornizës së akteve rregullatorë), bën përmirësime të vazhdueshme si dhe kryen monitorim të të gjitha proceseve dhe aktiviteteve brenda Autoritetit me synim arritjen e avancimeve të mëtutjeshme të proceseve si dhe orientimit drejt shërbimit të interesave të përdoruesve (konsumatorëve) të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe postare\", thuhet në njoftimin për media.

Certifikata e pranuar nga TUV NORD GmbH me datë; 06/02/2013, e bën ARKEP autoritetin e parë rregullator në vend, e cila ka vërtetuar pajtueshmërinë dhe konformitetin e sistemit të menaxhimit të cilësisë sipas normave të mësipërme ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)