24 Dhjetor 2024

Arabët blejnë 49 për qind të aksioneve të JAT në Serbi

Prishtinë, 19 tetor - Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur të investojnë në Serbi duke blerë 49 për qind të aksioneve të shoqërisë së fluturimeve JAT.

Shoqata e fluturimeve ajrore Etihad Airways, ka blerë në gusht 49 për qind të aksioneve të JAT Airways. 

Emiratet kanë premtuar kredi të mëdha në vlerë prej miliardë dollarësh, por deri tani kanë investuar vetëm në shoqërinë e fluturimeve ajrore JAT, e cila prej vitesh është shndërruar në një prej humbësve më të mëdhenj në Serbi. Me partnerin arab do të krijohet shoqëria ajrore Air Serbia.

\"Ky investim ka qenë interesant për Etihad, sepse Air Serbia do të fluturojë në shumë drejtime, të cilat mund të mbulohen nga territori evropian\", shpjegon eksperti Heinrich Großbongardt.

\"Këtu bëhet fjalë për fluturimet në Ballkan apo në drejtim në Evropës Lindore, të cilat për Lufthansën apo Air France nuk janë interesante.\"

Großbongardt thotë se Etihadi ka prej dy vitesh 29 % të aksioneve në Air Berlin dhe kjo është dëshmuar si punë e suksesshme.

\"Air Berlin ka pasur vetëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti rreth 450.000 mysafirë të përbashkët me Etihad\", shpjegon Großbongardt i cili beson se edhe Air Serbia do të përfitojë nga punët me sipërmarrjen arabe.

Në fund ndoshta profiton edhe Crvena Zvezda, e cila sipas disa pohimeve, mund të financohet nga sheiku Al Nahyan. Kjo nuk do të ishte ndonjë befasi sepse gjysmëvëllai i tij Mansour Bin Zayed ka investuar qindra milionë dollarë në klubin anglez Manchester City.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)