26 Dhjetor 2024

Apel për rritje të vigjilencës në trafikun rrugor

Prishtinë, 3 shtator - Policia e e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

Duke pas parasyshë  fillimin e vitit të ri shkollor ku një numër i madh i nxënësve fillon shkollën për herë të parë, ndërsa të tjerët vazhdojnë procesin mesimor Policia e Kosovës me kohë në Urdhërin Operativ “Sezoni Veror 2017” ka përfshirë edhe masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së përgjithshme.

"Në vazhdimësi Policia ka pasur bashkëpunim të mirë me menaxhmentin e shkollave për një siguri më të madhe në shkolla dhe përreth tyre për të garantuar një proces sa më të favorshëm mësimor për nxënësit dhe mësimdhënësit si dhe shmangien e incidenteve të ndryshme", thuhet në apelin e policisë.

Duke iu referuar numrit të nxënësve dhe qarkullimit të tyre nga shtëpia në shkollë apo nga shkolla në shtëpi, Policia apelon tek të gjithë që të rritet vigjilenca të shtohet kujdesi gjatë pjesmarrjes në trafik; tek prindërit, nxënësit dhe në veqanti tek drejtuesit e automjeteve kërkohet që të respektohen të gjitha rregullat që dalin nga ligji mbi trafikun rrugor për të garantuar një siguri më të madhe dhe për shmangie të aksidenteve nëpër rrugë. Në të kundërten Policia e Kosovës për të gjithë drejtuesit e automjeteve që bien ndesh me rregullat dhe proceduart ligjore po aplikon dhe do të aplikoj në vazhdimës masa ligjore dhe do të ketë zero tolerancë.

Qëllimi i angazhimeve policore është rritja e nivelit të sigurisë dhe garantimi i qarkullimit të lirë për të gjithë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)