Apel nga Policia e Kosovës
Prishtinë, 8 dhjetor - Nisur nga rrethanat e ndryshimit të motit në Rajonin e Pejës, në disa akse rrugore është vështiresuar qarkullimi i automjeteve si pasojë e të reshurave të borës dhe ngricave.
Bazuar në këto rrethana Drejtoria Rajonale e Pejës me njesitet e saje ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore.
Në akset rrugore janë caktuar Njësite Policore të Komunikacionit të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për pajisjen e automjeteve me goma dimërore, zinxhirë, në ato akse ku është i nevojshëm përdorimi i tyre, si dhe për respektimin e normave të shpejtësisë së lejuar dhe përshtatja e kushteve të rrugës, gjithashtu edhe ndërmarrjen e masave preventive ndaj shoferëve të cilët janë të obliguar për përdorimin e dritave për ndriçimin e rrugës dhe dritat e mjegullës në rastet e zvogëlimit të dukshmërisë së rrugës.
Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor, tu përshtaten kushteve atmosferike si dhe të përdorin zinxhirët gjatë lëvizjes në akset rrugore ku bora dhe ngricat janë të pranishme.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
Rruget me te veshtiresuara per qarkullim jane, rruga Peje-Kulle e cila eshte e bllokuar per qarkullim te mjeteve te renda ndersa per vetura eshte e kalueshme vetem me pajisje dimerore si dhe rruga Peje-Prishtine saktesisht ne fshatin Dollc ku nje kamion per shkak te reshurave ka bllokuar rrugen perkohesisht.