Anulohet fluturimi i Austrian Airlines
Prishtinë, 2 dhjetor - Kompania ajrore, Austrian Airlines, e cila e mban linjën e rregullt Prishtinë -Vjenë dhe anasjelltas, ka anuluar fluturimin në këtë linjë ditën e mërkurë, duke lënë mbi 50 pasagjerë pa fluturuar.
Shkaqet për anulim sipas përfaqësuesve të kësaj kompanie janë defektet teknike.
Zëdhënësi i Aeroportit të Prishtinës, Altin Ahmeti ka theksuar për gazetën se raportimet që kanë marrë nga agjencitë e shitjes së biletave, tregojnë se anulimi është bërë për shkak të numrit të vogël të pasagjerëve.
Zyrtarisht nga ana e kompanisë jemi lajmëruar se anulimi është bërë për shkak të një defekti teknik. Por nga ana tjetër nga informatat që kanë ardhur nga agjencionet flasin për anulim për shkak të numrit të vogël të biletave të shitura. Aeroplani i Austrian Airlines, merr në Bord 186 pasagjerë ndërsa numri i biletave të shitur sipas raportimit të agjencive është rreth 50, tha ai.
Para sportelit të Avio kompanisë Austrian Airlines në terminal të aeroportit, pasagjeret kanë pritur për të marr shpjegime rreth anulimit ndërkohë që kompania ka premtuar se pasagjerët do të fluturojnë gjatë ditës së nesërme.
Në bazë të rregullave në aviacionin civil, kompanitë çartër, me linja jo të rregullta, mund t\'i anulojnë flutiurimet, mirëpo kjo nuk vlenë për kompanitë me linja të rregullta siç është Austrian Airlines.