06 Janar 2025

Anulohet ankandi i avionëve dhe helikopterëve për përdorim joushtarak

Tiranë, 16 shkurt -  Ministria e Mbrojtjes në cilësinë e autoritetit shitës njoftoi të hënën nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, anulimin e procedurës së ankandit publik me objekt “Shitje avionë dhe helikopterë për përdorim joushtarak”.

Procedura e ankandit publik anulohet për arsye të interesit publik, bazuar në pikën 4, të nenit 13, të ligjit nr. 9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik”, i ndryshuar. Në rast të rishpalljes së procedurës së ankandit publik, do të bëhen njoftimet përkatëse në buletinin e njoftimeve publike te APP dhe në website-n e Ministrisë së Mbrojtjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)