Anulohen 60 për qind e fluturimeve të Air France
Paris, 14 shtator - Kompania ajrore e Francës Air France ka anuluar 60 për qind të fluturimeve të saj, transmeton agjencia franceze e lajmeve AFP.
Për shkak të grevës së pilotëve, kjo kompani njoftoi se vetëm 40% e fluturimeve të saj do të kryhen normalisht dhe pjesa tjetër do të anulohet deri në një njoftim të dytë.
Kompania Air France njofton se greva e pilotëve të saj do ti kushtojë kësaj kompanie 10-15 milion euro dëm në ditë.
Pilotët e kompanisë Air Francë janë futur në grevë për shkak të neglizhencës së qeverisë ndaj kërkesave të tyre.
Greva e pilotëve francezë do të nisë nesër më 15 shtator dhe do të zgjasë deri më 22 shtator.