16 Maj 2024

Anulohen 379 fluturime të tjera të Dreamliner

Tokio, 27 janar - Linja ajrore japoneze Nippon Airways thotë se do të anulojë 379 fluturime të tjera të avionëve Dreamliner, të planifikuara për në fillim të shkurtit.

Më 17 janar, kompania e këtij tipi avionësh u urdhërua nga shumë linja ajrore t’i ndalojë fluturimet, për shkak të problemeve me baterinë, që kanë çuar në uljen me urgjencë të disa avionëve, pasi ka patur zjarr dhe tym.

Nippon Airways është linja ajrore që ka numrin më të madh të avionëve Dreamline të kompanisë Boeing me qendër në Shtetet e Bashkuara: 17 nga gjithsej 50 avionët që kjo firmë ka vënë në dispozicion për t’u përdorur.

Zyrtarët amerikanë të sigurisë së transportit thanë se ende nuk e kanë përfunduar hetimin ndaj difekteve që janë shfaqur dhe nuk dihet se kur do rifillojnë fluturimet e avionëve Dreamliner.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)