ANP rrit numrin e fluturimeve të rregullta për Cyrih
Prishtinë, 15 gusht - Aeropoti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari - Limak Kosovo, duke filluar nga sot do të rris numrin e fluturimeve të rregullta për destinacionin e Cyrihut me Etihad Regional e cila operohet nga Darwin Airline. Fluturimi i parë inagurues u bë sot rreth orës 12:15 me arritjen e fluturimit të parë nga Cyrihu të kësaj kompanie.
Etihad Regional është një brend i ri i cili operon nëntë fluturime tjera në vendet rajonale duke e shtuar tani edhe destinacionin e Kosovës në destinacionet e saj Evropiane.
Do të filloj me pesë fluturime në javë gjatë sezonit të lartë dhe duke filluar nga Shtatori 2014 ka konfirmuar katër fluturime në javë.
ANPAdem Jashari Limak Kosovo ka pranuar konfirmimin për fluturimet në sezonin dimëror nga e njëjta kompani ajrore deri në Mars 2015 kur edhe perfundon sezoni dimëror.
ANP PIA Adem JashariLimak Kosovo mbetet njëri ndër aeroportet më atraktive në rajon që përveq sigurisë e cila është prioriteti kryesor i kompanisë është i njohur edhe për performancë të fluturimeve dhe udhëtarëve me kohë si dhe me terminalin e ri të paisur me tekonologjinë më të fundit sipas standardeve dhe procedurave ndërkombetare të aviacionit.