ANP-në e shfrytëzuan 1 443 714 udhëtarë
Prishtinë, 7 dhjetor - Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AACK) ka njoftuar se rritja e trafikut në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari ka vazhduar në nëntor, duke shënuar 6.1 % më shumë udhëtarë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2014, apo 101 226 udhëtarë gjithsej.
Deri në nëntor ANP-ja u ka shërbyer 1 443 714 udhëtarëve apo 11.7 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është thënë në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AACK