ANP ndanë 5.000 euro për familjen e heroit Enver Zymberi
Adifete BELA
Prishtinë, 29 korrik - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari (ANP), në shenjë solidarizimi ka ndarë një shumë prej 5 mijë eurove, për familjen e policit të rënë në detyrë Enver Zymberi, i cili ra në përpjekje për vendosjen e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të Kosovës.
ANP Adem Jashari, ndanë dhimbjen me familjen e Heroit të Kosovës Enver Zymberi, ndërsa me anë të kësaj shume solide shpresohet që sado pak të lehtësohen dhimbjet e anëtarëve të familjes së policit të rënë në detyrë.
Njëkohësisht, Kryeshefi Ekzekutiv i ANP Adem Jashari, Bahri Nuredini, në emër të të gjithë stafit të ANP-së, shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Heroit Enver Zymberi i cili flijoi jetën për atdhe.