21 Prill 2025

ANP merr tri çmime në Stevie Awards 2015

Prishtinë, 26 tetor - Edhe kësaj radhe në njërën ndër garat më të mëdha botërore në 12th International Business Awards, ANP "Adem Jashari" merr tri çmime në tri kategoritë që ishte nominuar, çmime këto që i janë ndarë nga Stevie Awards 2015.

Me këtë rast, në marrjen e çmimeve në prezencën e shumë kompanive të mëdha nga mbarë bota Drejtori Gjeneral i ANP "Adem Jashari", Haldun Firat Köktürk ndër të tjerash citoi:

“Këto çmime fitohen nga grupi i kompanive Limak për projektin në shtetin e Kosovës i cili është një shtet i pavarur dhe shteti më i ri në Evropë. Janë këto çmime që më motivojnë mua dhe punonjësit në Kosovë\".

Çmimet e fituara janë në kategoritë:

·    Drejtori i vitit/çmimi i argjendtë(CEO of the year)

·    Kompania e vitit në transport/çmimi i bronztë(Company of the year in transportation)

·    Programi i vitit për përgjegjësi sociale/çmimi i bronztë (Corporate social responsibility of the year)

Këto janë ndër çmimet më prestigjioze që  i ndahen ANP \'Adem Jashari\'.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)