ANP merr mirënjohje për ofrimin e shërbimeve në kohë
Prishtinë, 1 korrik - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari Limak Kosovo ka marrë certifikatë për kontributin e cmuar në ofrimin e shërbimeve për kompaninë ajrore Easyjet duke i mundësuar arritjen e targetit të performancës në kohë.
Kategoria e aeroporteve (volum i ulët-që procesojnë 50 fluturime të Easy Jet në muaj) përfshin jo më pak se 100 aeroporte të ndryshme ku ANPAdem Jashari Limak Kosovo merr këtë mirënjohje.
Prishtina International Airport Adem Jashari duke iu falenderuar stafit të ri, të shkolluar dhe të dedikuar si dhe lehtësirave në terminalin e ri ka arritur që të procesojë udhëtarët dhe fluturimet e kompanisë Easy Jet në një kohë rekorde të procesimit.
Easy Jet eshtë kompani ajrore me cmime të ulëta që gjithmonë vë sigurinë në rend të parë para performancës në kohe On-Time Performance.