ANP merr mirënjohje për bashkëpunim ndaj FSK-së
Prishtinë, 13 gusht - Sot, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtenant Rrahman Rama, në një ceremoni të organizuar në Minsitrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka ndarë mirënjohje për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari.
Kjo mirënjohje është ndarë në shenjë falenderimi për bashkëpunimin profesional dhe përkushtimin ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës nga ana e zyrtarëve të aeroportit përkatësisht terminalit për procesimin e personave shumë të rëndësishëm VIP Terminal.