09 Maj 2024

ANP investon në sisteme të sigurisë

Prishtinë, 11 tetor - Siguria e fluturimeve, është një çështje mbi të cilën të gjithë mendojmë sa herë që shfrytëzojmë transportin ajror, për të fluturuar në destinacione të ndryshme të botës përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në kuadër të kësaj, ANP-Kontrolli Ajror “Adem Jashari”, që menaxhon me trafikun ajror, ku e tërë puna kryhet nga ekspert vendor të fushës së navigimit ajror, vazhdimisht është duke investuar në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, në mënyrë që siguria të jetë në një nivel sa më të lartë, gjithashtu edhe në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare të përcaktuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (AACK). Këto investime janë dukë shënuar rezultate, pasi që ANP-ja gjatë vitit 2013 është duke operuar me një nivel mjaft të lartë të sigurisë në ofrimin e shërbimeve të navigimit ajror.

Bahri Nuredini, Kryeshef Ekzektuiv i ANP- Kontrolli Ajror “Adem Jashari”,  këto investime edhe pse kanë një kosto të larët, i konsideron si të domosdoshme me qëllim të përmbushjes së kërkesave nga ana e AACK-së, për certifikim si ofrues i shërbimeve të navigimit ajror.

Në këtë aspekt, gjatë kësaj jave ekspertët e sigurisë së ANP –së në bashkëpunim me Eurocontrol-in, janë duke përfunduar një cikël të trajnimit tejet të rëndësishëm, të ndërmarrë gjatë vitit 2013 mbi zhvillimin e ekspertëve për kryerjen e Vlerësimeve të Sigurisë së Aviacionit Civil.

“Ne e shohim sigurinë e fluturimeve si prioritetin tonë absolutisht më të rëndësishëm, ku përmirësimi i sigurisë kërkon investime të konsiderueshme dhe ANP-ja është duke u përqendruar në investime të cilat kanë ndikimin më të madh të mundshëm në sigurinë e aviacionit civil, me një kosto sa më të ulët”, theksoi Nuredini, duke shtuar se, trajnimet e vazhdueshme në fushën e sigurisë së aviacionit i konsiderojmë element  kyç në punën tonë.

Sipas Armend Vërbovcit, Menaxher i Sigurisë në ANP-Kontrolli Ajror “Adem Jashari”, cikli i trajnimeve të sigurisë të ndërmarra nga stafi i ANP-së, do të mundësoj që ekspertët tanë të identifikojnë në mënyrë proaktive çështjet që mund të shpijnë drejt incidenteve të sigurisë, që  në esencë ne tentojmë që përmes analizave të ndryshme të parandalojmë paraqitjen e incidenteve.

“Një qasje e tillë proaktive, është edhe obligative në fushën e aviacionit civil, në asnjë mënyrë nuk është e mjaftueshme që të analizojmë incidentet vetëm pasi të kenë ndodhur”, tha Vërbovci.

Sipas menaxherit Vërbovci, gjatë vitit 2014 ANP-ja pritet  të vazhdojë investimet në fushën e sigurisë së aviacionit civil, ku kjo do të arrihet përmes projekteve zhvillimore dhe trajnimeve të vazhdueshme të stafit të ANP-Kontrolli Ajror “Adem Jashari”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)