ANP i nderprenë kontratënë e punës Mustafës
Prishtinë, 11 tetor - Kompania koncesionare e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari, Limak- Airport De Lyon dhe ish drejtori menaxhues i kësaj kompanie Agron Mustafa, kanë arritur pëlqim të dyanshëm për ndëprerjen e kontratës së punës.
Pëlqimi i dyanshëm për shkëputjen e mardhënjeve kontraktuale mes dy palëve është arritur 6 muaj pas marrjes me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ku ish drejtori Mustafa shërbeu në cilësinë e këshilltarit të kompanisë.
Nuk është një gjë e lehtë të marrësh vendim për të braktiskur një kompani siç është aeroporti, ku unë kam punuar që nga viti 2005, fillimisht si Drejtor i Burimeve Njërëzore dhe Administratës, e nga viti 2008 e deri para 6 muajsh në cilësinë e drejtorit menaxhues.
Kam shumë kujtime të mira dhe sfida të rënda me të cilat jemi përballur si kompani publike. Por në fund siç e kemi parë të gjithë, kemi dorëzuar në duart e kompanisë koncesionare një kompani ku gjithçka ka qenë në rregull. Për mua mbetet një sfidë e fituar dhe kjo e bën këtë përvojë të paharrushme , tha Mustafa
Ai ka përgëzuar koncesionarin Limak-Aeroport De Lyon që brenda një periudhe 6 mujore ka demonstruar në mënyrë të dukshme eksperiencën dhe forcën e saj financaire.
Aeroporti tani është një kantier ndërtimi ku po investohen qindra miliona euro për modernizimin e tij, duke përfshirë ndërtimin e një mega-terminali që do të shërbejë pasaxherët, aviokompanitë dhe biznesin në përgjithësi. Në këto kushte, personalisht dhe duke pasur parasysh nevojen për ndërrime strukturore në menaxhim, më qëllim avancimin e mëtutjeshëm, kam konkluduar që misioni im në ANP ka përfunduar. I dëshiroj kompanisë koncesionare suksese dhe jemi të sigurtë që ajo do të dijë të bëjë më së miri këtë, tha Mustafa.
Nga ana tjetër, Drejtori i Limak Group për Kosovë dhe anëtari i Bordit të Drejtorëve të Limak Kosovo-Aeroports de Lyon, Mertol Genç shprehu falenderime për ish drejtorin menaxhues Agron Mustafa dhe punën e tij të gjatë para dhe pas koncesionit. Ish drejtori menaxhues Agron Mustafa dhe ekipi tij kanë kryer një punë të madhe për aeroport. Morëm një kompani në një gjendje shumë të mirë, e cila siç po e shihni po menaxhohet pa probleme prej 6 muajsh, megjithëse ishte një periudhë tranzitore dhe ky fakt flet më shumë se çdo fjalë, tha z. Genç.
Drejtori i BOD-së së ANP-së Bekim Jashari me këtë rast falenderoi z. Mustafa për punën dhe sukseset e përbashkëta Ne kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer gjatë tri viteve me Drejtorin Menaxhues Agron Mustafa dhe i uroj suksese të mëtutjeshme në të ardhmen e tij
Kompania Limak- Aerport De Lyon për këtë rast ka organizuar dhe një koktej për nder të ish drejtorit menaxhues me stafin e kompanisë.