23 Dhjetor 2024

ANP dhe KHAIA, memorandum për sigurinë e Aviacionit Civil

Prishtinë, 23 prill - Me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të sigurisë së aviacionit civil, promovimin e sigurisë dhe mbajtjen e besimit të publikut në sigurinë e aviacionit civil, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Komisionin për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Kosovës (KHAIA).

Memorandumi përcakton mënyrën e bashkëpunimit midis KHAIA-as dhe ANP “Adem Jashari”, me qëllim të garantimi të vazhdueshëm të sigurisë së aviacionit civil dhe hetimit adekuat të aksidenteve dhe incidenteve në Aviacionin Civil në Kosovë.

Me rastin e nënshkrimit të memorandumit ne mes palëve, përkatësisht Kryeshefit Ekzekutiv të ANP-së Bahri Nuredini dhe Kryetarit të KHAIA-së Kreshnik Gashi, u theksua si mjaft i rëndësishëm ky memorandum dhe në përputhje me Ligjin për Aviacionin Civil, Konventën për Aviacionin Civil Ndërkombëtar, Marrëveshjen për Themelimin e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit dhe parimet e acquis communuitare të BE-së, të cilat janë të aplikueshme për sigurinë e aviacionit civilë në Kosovë.

Ky memorandum mirëkuptimi ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit në mes të ANP “Adem Jashari” dhe KHAIA-së, në kuadër të fushëveprimit dhe kompetencave të përcaktuara me ligj, të cilat paraqesin interes të përbashkët.

Me këtë memorandum, ANP “Adem Jashari”, edhe njëherë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit për ngritjen e sigurisë në fushën e aviacionit civil dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore me qëllim të mbajtjes së besimit të publikut në sigurinë e aviacionit civil.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)