26 Dhjetor 2024

ANP certifikon hetues të sigurisë

Prishtinnë, 27 maj - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës - Kontrolli Ajror “Adem Jashari”, në vazhdën e investimeve në sisteme të sigurisë dhe ngritjen e kapaciteve njerëzore, ka filluar trajnimin një javor nga Eurocontrol-i ku do të certifikohen 16 zyrtar për Hetues të Sigurisë.

ANP-ja është duke investuar vazhdimisht në zhvillimin e resurseve njerëzore, në mënyrë që të përmirësohet siguria e ofrimit të shërbimeve të navigimit ajror të Republikës së Kosovës. Së fundmi ka filluar trajnimin një javorë në programin \"Hetimi i ndodhive të sigurisë në menaxhimin e Trafikut Ajror\", trajnim ky i cili po mbahet nga Eurocontrol-i në Prishtinë.

Bahri Nuredini Kryeshefi Ekzekutiv i ANP-Kontrolli Ajror, trajnimin nga Eurocontrol-i e cilësoi të një rëndësie të veçantë për kompaninë. \"Me që misioni i kompanisë është ofrimi i shërbimeve të sigurta të navigimit ajror,  ANP-ja në kuadër të implementimit të direktivave të organizatave ndërkombëtare siç është ICAO dhe Eurocontrol, ka filluar trajnimin për certifikimin e Hetuesve të Sigurisë, në mënyrë që t`a ngrisim edhe më tej nivelin e sigurisë në ofrimin e shërbimeve\", theksoi Nuredini.

Ndërkaq Armend Vërbovci Drejtor i Departamentit për Siguri, Cilësi dhe Sigurim, shtoi se trajnimi përqendrohet në mësimin dhe implementimin e metodologjive për hetimin e ndodhive, të cilat afektojnë sigurinë në Hapësirën Ajrore të Republikës së Kosovës.

\"Trajnimi ofron njohuri teorike dhe shkathtësi praktike për të iu mundësuar hetuesve të ANP-së që të kryejnë hetime të brendshme të ndodhive që ndikojnë në menaxhimin e trafikut Ajror\", tha Vërbovci.

Edhe instruktori i Eurocontrol-it Brent Hayward e theksoi si mjaftë pozitiv investimin e kompanisë në ngritjen e nivelit të sigurisë, duke shtuar se, \"Qëllimi i trajnimit është të ndihmoj hetuesit të kuptojnë që kur ka incidente janë disa faktorë që qojnë deri tek incidenti, ne iu mësojmë si të identifikohen këta faktorë dhe si të menaxhohet në situata të tilla dhe në fund si ti përmirësojmë gabimet\".

Merita Makolli drejtoreshë në Departamentin për Trajnim dhe Zhvillim, potencoi se kompania në vazhdimësi nuk ka hezituar të investoj në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore, me theks të veçantë në stafin e involvuar drejtpërdrejtë në ofrimin e shërbimeve të navigimit ajror, rrjedhimisht në faktorët kyç të sistemeve të menaxhimit të sigurisë.

Sipas sajë ky është trajnimi i parë për këtë vit, ku do të certifikohen 16 zyrtar si Hetues të Sigurisë, ku për detyrë do të kenë identifikimin e të metave në sistemet e sigurisë me qëllim të përmirësimit të tyre, kurse brenda vitit do të mbahen edhe tri trajnime tjera po nga Eurocontrol-i, në programe të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)