ANP anulon dy fluturime si pasojë e mjegullës
Prishtinë, 23 dhjetor - Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari në Prishtinë, ka anuluar sot dy fluturime si pasojë e mjegullës së madhe, ndërsa probleme me fluturime ka pasur edhe dje, ka thënë zëdhënësja Valentina Gara.
Ajo u bëri thirrje udhëtarëve që paraprakisht të kontaktojnë agjencitë e fluturimeve për ndonjë ndryshim ose aeroportin.
Me përmirësimin e motit, Gara thotë se do të realizohen edhe fluturimet, kurse vetëm sot gjatë ditës janë paraparë të realizohen 25 sosh.