ANP Adem Jashari zgjedhet për herë të dytë aeroporti më i mirë
Prishtinë, 26 prill - Jo vetëm rritja e hovshme e numrit të udhëtarëve por sukseset dhe ofrimi i shërbimeve kualitative nga Aerporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari nuk kanë të ndalur në vitin 2016.
Vetëm në katër mujorin e parë të këtij viti ANPAdem Jashari zgjedhet për herë të dytë stacioni më i mirë për performancë nga kompania e mirënjohur lowcost EasyJet.
Ky cmim i është ndarë për muajin Mars 2016 duke arritur 100% të performancës për ofrimin e shërbimin ndaj kompanive ajrore.
EasyJet tani ka 6 fluturime në javë për Basel, 4 fluturime në Gjenevë dhe 3 fluturime për destinacionin e Berlinit.