ANP Adem Jashari pranon edhe një mirënjohje nga EasyJet
Prishtinë, 23 maj - Kompania ajrore EasyJet, ka ndarë përsëri çmimin për performancë në procesimin e udhëtarëve dhe fluturimeve në kohë përANP Adem Jashari gjatë muajit Prill.
Është hera e tretë për këtë vit që ANP Adem Jashari lë pas më shumë se 600 aeroporte të tjera në të cilat operon EasyJet, për tu zgjedhur si aeroporti me performancën më të mirë në procesimin e fluturimeve.
EasyJet është kompani ajrore me bazë në Londër e cila operon në më shumë se 30 shtete të botës me një flotë prej më shumë se 240 aeroplanë.