ANP "Adem Jashari" LKIA merr çmimin për përgjegjësi sociale


Prishtinë, 20 tetor - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari sot ka pranuar çmimin e radhës për përgjegjësi sociale të korporatës të ndarë nga Communitas Awards.
Çmimi i ndarë kësaj radhe është për: Përsosmëri në Përgjegjësinë Sociale të Korporatës (Excellence in Corporate Social Responsibility) në kategorinë për përgjegjësi ndaj shoqërisë.
Padyshim që dedikimi i kompanisë Limak & Aeroports de Lyon që menaxhon me ANP Adem Jashari është duke u vlerësuar ndërkombëtarisht duke shënuar kështu numrin e çmimeve ndërkombëtare të fituara në 7-të deri më tani.
Edhe ky çmim është ndarë për përkushtimin ndaj shoqërisë kosovare aty edhe ku zhvillon biznesin ANP Adem Jashari.
Communitas Awards është e inspiruar nga vizioni i një bote më të mirë dhe është një tentim për ta arritur këtë përmes praktikave më të qëndrueshme etike, të investimeve dhe praktikave vullnetare të biznesit.
Trupa administrative e Communitas Awards përbëhet nga Shoqata e Profesionistëve të Marketingut dhe Komunikimit, e përbërë nga mijëra profesionistë të departamenteve të komunikimit, agjensioneve të marketingut, organizata të marrëdhënieve me publikun, etj.
Logo-ja e Communitas Awards përfaqëson harmoninë e njerëzve, ambientin dhe botën. Një fytyrë, një gjethe dhe globi janë të gjitha një.
.