Anija me 200 emigrantë në bord mbytet në brigjet e Rodosit
Athinë, 20 prill - Një anije me 200 emigrantë në bord është mbytur në brigjet e Rodosit, në Greqi, pasi është përplasur me disa shkëmbinj.
Pamjet nga RodosiDeri tani, mediat lokale raportojnë për 3 viktima. Mësohet se tre viktimat janë një fëmijë, një grua dhe një burrë.
Ndërkohë, 57 persona janë shpëtuar, por mendohet se bilanci i viktimave mund të rritet në orët në vazhdim. Shumë prej emigrantëve janë hedhur në ujë pa pritur ndihmën dhe kanë notuar deri në breg.
Sipas autoriteteve greke, anija ishte nisur nga brigjet e Turqisë, por trafikantët e kishin braktisur atë.