Ambasadorit, Akan Ismajli i licencohet kompania e sigurimeve
Prishtinë, 27 mars - Ambasadori i Kosovës në SHBA, Akan Ismajli dhe Bujar Musa, pasi kanë mbyllur Fundway Mortgages L.L.C, kanë regjistruar në ARB kompaninë e sigurimeve SCARDIAN J.S.C\", me numër regjistrimi 710 55124, me numër fiskal 60,1108386, me numër të certifikatës 330230483, me pronar Fundway L.L.C, dhe me drejtorë Bujar Musa, Abdulla Agushi, Arian Zeka, Artan Lahaj dhe Mahmut Ismaili
Me një skenar të dirigjuar, në mënyrë rigoroze, ambasadori i Kosovës në SHBA, Akan Ismajli dhe Bujar Musa, janë bërë pjesë e një loje të themelimit dhe regjistrimit të kompanive të ndryshme me qëllim të vetëm përfitimin.
Në këtë mënyrë, por edhe me lidhjet me politikën, ata kanë mundur të licencohen nga BQK ja si kompani sigurimesh, natyrisht dhe me lidhjet që kanë në këtë institucion.
Dihet tashmë se si ka arritur të zhvillohet dhe të qëndrojë në treg kompania Fundway L.L.C, pasi më herët Akan Ismajli ka sjellë në Kosovë Telekomin Slloven, duke krijuar kompaninë IPKO dhe duke u shndërruar kështu në milioner për të përfunduar ambasador në SHBA.
/Kosova Sot/