Alshiqi: Shala po i ulë vlerën PTK
Prishtinë, 8 tetor - Kryesia e Sindikatës së Pavarur e PTK-së ka akuzuar Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala se është duke ia ulur vlerën PTK-së. Kryetari i Sindikatës së PTK-së, Milazim Alshiqi kërkon nga Shala që të iniciojë procedurën dhe të merr vendim Qeveria e Kosovës, për anulimin e vendimeve me të cilat është dëmtuar PTK, në kuptimin e vazhdimit të projekteve sepse bllokimi i projekteve është duke i shkaktuar shumë probleme në zhvillim PTK-së.
Nëse projektet zhvillimore të PTK-së të aprovuara nga menaxhmenti në krye me Shyqyri Haxhën të bllokuar me vendimin e Ahmet Shala nuk debllokohen urgjentisht përgjegjësin për të gjitha pasojat negative do të bartë Ahmet Shala, tha Alshiqi.
Ai kërkoi nga qeveria të na mundësoi pjesëmarrjen në takimet e bordit të PTK-së si anëtar i rregullt i bordit.
Kërkesën e arsyetojmë me argumente që tregojnë se SP e PTK-së me punën e vet është imponuar si faktor i cili pozitivisht po ndikon në ngritjen e vlerës së PTK-së.
Faktet dhe gjendja financiare për 6 mujorin e parë të këtij viti tregojnë të se PTK ka rritje të të hyrave, tha ai.