Alitalia do të shkurtojë edhe 1.400 vende të punës
Romë, 21 shtator - Aviotransportuesi italian Alitalia është duke shqyrtuar mundësinë e largimit të edhe 1.400 të punësuarve dhe me siguri nuk do të përtërijë marrëveshje për kohë të përcaktuar për 600 të punësuar, transmetojnë mediumet italiane.
Shefi i Alitalia Roko Sabeli në fillim të mujait paralajmëroi se 12.600 vendet e tanishme të punës do të shkurtohen për 1.400 të punësuar që është në pajtim me planin e rikonstruimit të kompanisë.
Sabeli planifikon edhe kursim prej 108 milionë eurove në gjysmën tjetër të vitit, me shitje të servisit për mirëmbajtje dhe pajisje, transmeton :Korijere dela sera.
Alitalia edhe përkundër një sërë grevash të të punësuarve, tashmë përjashtoi 3.000 persona.