Alitalia anulon 200 fluturime për shkak të një greve
Romë, 29 maj - Kompania ajrore italiane, Alitalia, vendosur nën tutelë për shkak të vështirësive të mëdha, njoftoi anulimin e 200 fluturimeve vendase dhe ndërkombëtare për shkak të një greve nga një pjesë e personelit.
Një zgjidhje alternative është gjendur tashmë për 80 për qind të pasagjerëve përkatës, theksoi kompania në internet.
Alitalia, e cila ka regjistruar humbje që prej disa viteve, është vendosur nën tutelë më 2 maj, me kërkesë të aksionerëve, pas refuzimit nga personeli për një plan ristrukturimi që parashikonte 1.700 shkarkime nga puna.