Albright zyrtarisht e tërhequr në garën për privatizimin e PTK-së
Prishtinë, 11 janar - Kompania Albright Capital Management e udhëhequr nga ish- sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright tërhequr përfundimisht nga gara për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori menaxhus Nelson Oliveira, për gazetën International Herald Tribune. Sipas tij në tetor, është vendosur të ndiqen mundësitë tjera për të cilat besohet se pasqyrojnë mundësi më të mëdha suksesi për investitorët.
Sipas tij publikimi nuk është bërë për shkak të konfidencialitetit, që kërkohet në procesin e tenderimit.