27 Dhjetor 2024

Alarm për bombë në stacionin më të madh hekurudhor të Parisit

Paris, 16 janar - Stacioni i trenit “Gare de l\'Est” në Paris dhe një tren janë evakuuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia franceze, pas një njoftimi për vendosjen e një bombe në stacion.

“Gare de l\'Est” është evakuuar plotësisht pas gjetjes së një pakoje të dyshimtë. E përditshmja franceze në versionin e saj online, “Le Monde”, shkruan se njësitë e anti-terrorit janë në vendin e ngjarjes.

Forcat e sigurisë janë duke punuar për të rikthyer në normalitetin në stacion.

Një zyrtar i lartë i policisë franceze tha për AP-në se stacioni u mbyll si një masë paraprake, duke mos dhënë detaje të tjera shtesë.

“Gare de l\'Est” është një nga stacionet më të mëdha shpërndarëse të transportit njerëzor në Paris.

Ky kërcënim vjen vetëm një natë pasi policia franceze ka arrestuar 10 persona që dyshohet se kanë lidhje me esktermistët islamikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)