04 Janar 2025

Alarm i rremë për bombë në avionin "Air France"

Paris, 21 dhjetor - Shefi ekzekutiv i "Air France" Frederic Gagey tha se një pajisje e dyshimtë u gjet në tualetin e avionit, por pa rrezik.

"Nga të gjitha informacionet që kemi mbledhur deri tani tregohet se objekti i dyshuar si bombë nuk mund të përbënte rrezik pasi nuk kishte aftësi për të shpërthyer apo shkatërruar avionin, ishte thjesht një kuti kartoni dhe një kronometër. Ishte një alarm i rremë për bombë."

Frederic Gagey tha se avioni i kompanisë franceze i tipit \"Boeing 777\" ishte drejtuar për në aeroportin \"Charles de Gaulle\" të Parisit nga Mauritius, kur pilotët kërkuan papritur ulje të detyruar vetëm disa minuta pas mesnate në qytetin bregdetar të Kenias, Mombasa.

Në avion ishin 459 pasagjerë dhe 14 anëtarë ekuipazhi, teksa ishin nisur nga Mauritius në orën 21 të mbrëmjes së të shtunës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)