Aksidentohet James Berisha me aeroplanin e tij në Sudan
Sudan, 31 maj - Piloti shqiptar, James Berisha i njohur si lobuesi për pavarësinë e Kosovës me aeroplanin e tij privat ka pësuar një aksident në shkretëtirat e Sudanit.
Piloti me shtetësi amerikane ka pësuar një defekt të rëndë dhe për 15 minuta ishte detyruar të fluturojë pa motor mbi shkretëtirën e Sudanit, ku ka qenë e pamundur të bëj aterimin.
Pas një kontakti me një pilot tjetër, Berisha ka marrë udhëzimet që të aterojë në një rrugë të vjetër të papërdorshme, ku edhe ka arritur që të aterojë në tokë, në gjendje të mirë shëndetësore, por se aeroplani i tij ka pësuar dëme të mëdha.
Pas dy orëve rastësisht ka kaluar një veturë që po udhëtonte për në një minierë aty afër, dhe ata e kanë lajmëruar policinë. James për momentin gjendet në atë minierë, është nën përkujdesjen e punëtorëve të minierës, ndërsa aeroplani është në duart e policisë.
James gjendet në një moment shumë të vështirë ku nuk dihet se çka do të ndodhë. Ju lutemi nëse keni ndonjë kontakt me dikë në Sudan apo nëse mundeni ti ndihmoni Jamesit në çfarëdo mënyre, JU LUTEMI ta bëni këtë tani!, ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA, një bashkëpunëtor i lobuesit shqiptar, James Berisha.
Vendi ku gjendet James në kuota gjeografike: Koordinatat 18 shkallë 42 minuta dhe 10.26 sekonda N (Veri) dhe 35 shkallë 22 minuta dhe 39.16 sekonda E (Lindje)
Aeroplani është në koordinatat 18 shkallë 24 minuta 873 sekonda N (Veri) ; 035 shkallë 39 minuta dhe 513 sekonda E. Koordinatat shihen qarte ne Google Earth, thuhet në faqen zyrtare të pilotit.
Me aeroplanin e tij privat, James Berisha ka arritur të fluturojë dhe të kalojë disa shtete afrikane dhe kontinentet tjera ku ka lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës.