02 Maj 2024

Aksident trafiku me lëndime të rënda në magjistrale Pejë-Deçan

Prishtinë, 17 maj - Dje rreth ores 14:45 në rrugën Magjistrale Pejë-Deçan, dhe ate në fshatin Strellc komuna Decan, ka ndodh aksident trafiku ku ishte i perfshir një veturë e tipt “Dodge” me ngjyrë të bardhë dhe targa të regjistrimit vendor dhe një këmbësor fëmijë i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Policia njofton se sipas të dhënave të mbledhura nga vendi i ngjarjes nga hetuesit, deri të aksidenti kishte ardhur për deri sa  automjeti ishte duke lëvizur në drejtim të Deçanit dhe me të arritur në fshatin Strellc komuna Deçan, pa pritmas nga ana e djathtë e rrugës drejtimi i Deçanit, tenton ta kalojë rrugën fëmiu,ku me të vrejtur ketë drjtuesi i automjetit shtetasi

Fidan R. (1988),nga ana e djathtë e levizjes, kalon në anën e majtë mirëpo femiu shtetas i Kosovës (K.S) nuk mundet të ndalet sepse ishte me vrap dhe perplaset në derën e djathtë të automjetit dhe rrëzohet me q’rast pëson lëndime të rënda trupore.

Viktimën menjëherë e dërgojnë në Spitalin Rajonal Pejë për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të shtetit është kryer vendshiqimi i aksidentit.
Njësit i hetimeve te aksidenteve rajonale DRP Peje do të procedoi rastin në Prokurori.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)