Aksident me fatalitet në komunikacionin rrugor në fshatin Ozrim
Prishtinë, 10 qershor - Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se dje rreth orës16:05 është pranuar informacioni se në fshatin Ozrim - Pejë, ka ndodhur një aksident në komunikacionin rrugor në mes dy automjeteve tip Audi dhe Citroen me targa vendore.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të mënjëhershme, njësite relevate iu kanë përgjigur vendit të ngjarjes, për të zhvilluar këqyerjen e vendit të ngjarjes.
Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, fillimisht aksidenti ishte me lëndime të rënda trupore, menjëherë të lënduarit shtetasit shqiptar Kosovar, B.E. (1988) drejtues i veturës Citroen, R.R. (1952) pasagjer në veturen Citroen si dhe shtetasja H.R. (1956) janë dërguar me urgjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
Rreth orës 20:30 pasagjeri i automjetit Citroen (R.R.) si pasojë e lendimeve të rënda ka ndërruar jetë në Spitalin rajonal në Pejë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ku me urdhër të tij i dyshiamti shtetasi shqiptar i Kosovës S.P (1961) drejtuesi i automjetit Audi është ndaluar, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës iu është liruar failjarëve me kërkesë të tyre pa u dërguar në autopsi me vendim të prokurorit shtetit.