20 Prill 2025

Aksident hekurudhor në New York

 New York, 4 shkurt - Një tren pasagjerësh ka goditur një automjet mbi binarë në veri të New York-ut, ku 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Menjëherë pas përplasjes lokomotiva e trenit është përfshirë nga flakë të mëdha, duke detyruar evakuimin e menjëhershëm të pasagjerëve.

Mes viktimave ishte edhe shoferi i automjetit, ndërsa 5 të tjerët ishin pasagjerë të trenit.

Një zëdhënës i hekurudhës ka thënë se disa autobusë ishin dërguar për të marrë udhëtarët nga vendi i ngjarjes.

Mediat amerikane shkruajnë se në tren ndodheshin më shumë se 750 pasagjerë.

“Ishte e tmerrshme. Për një moment nuk e kuptuam se çfarë ndodhi, ndërsa më pas dikush tha se treni ishte përfshirë nga flakët”, tha një prej pasagjerëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)