AKR kundërshon formën e privatizimit të PTK-së
Prishtinë, 16 tetor - Qëndrimi i Aleances Kosova e Re (AKR) përkitazi me privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës është se AKR nuk është kundër privatizimit, por formës se privatizimit.
Ibrahim Makolli shef i Grupit Parlamentar të AKR-së ka thënë se Aleanca Kosova e Re asnjëherë nuk është deklaruar se është kundër privatizimit, sepse koncepti ynë politik është shumë i qartë, për liberalizim të ekonomisë, por është deklaruar kundër formës së privatizimit.
Aleanca Kosova e Re, është pozicionuar kundër privatizimit në këtë formë të PTK-së, ngase konsiderojmë se nuk mund të shkohet në privatizim të këtij aseti shumë të çmuar pa u bërë paraprakisht vlerësimi i drejtë, ka pohuar ai.
Makolli ka vlerësuar se nuk është veprim i mençur privatizimi në këtë kohë të krizës globale financiare, ngase edhe kompanitë e interesuara tashmë në këtë krizë nuk ofrojnë ofertë të kënaqshme;
Në asnjë vend institucionet në fund të mandatit sipas tij nuk ndërmarrin vendime strategjike, prandaj e vlerësojmë se këto institucione nuk e kanë të drejtën për veprime të tilla strategjike.