04 Qershor 2023

AKR: koncesionimi i aeroportit nuk është në favor të Kosovës

Prishtinë, 17 maj - Aleanca Kosova e Re (AKR) ka reaguar lidhur me defektet të cilat e kanë përcjellë dhe po e përcjellin koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Zëvendespresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila lidhur me privatizimin e aeroportit ka thënë se ky proces, nuk është në favor të Kosovës dhe qytetarëve të saj për arsyet përqindja e fitimit është ajo që e përcakton fituesin.

\"Çdo operator ekonomik, e di se deklarimin e fitimit, e përcakton kompania në varësi nga shpenzimet e bëra. Prandaj nuk është përqindja në fitim, ajo e cila duhet të percaktojë fituesin, por vlera minimale e përcaktuar, bazuar nga shifrat e fitimit të realizuar deri më tani\", ka theksuar Kusari.

Vlera e investimeve sipas saj është e përcaktuar pa asnjë plan të detajuar nga ana e ekipit përgaditor për koncesionimin e aeroportit. \"Flitet për vlerë mbi 100 milion Euro pa asnjë plan dhe pa verifikim të parametrave dhe specifikacioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës\".

Njëherit Kusari ka theksuar se kriteret e përzgjedhjes së kompanive të cilat kualifikohen për të marrë pjesë në tender, përjashtojnë kompanitë me emër dhe renome. Kjo sipas saj ka bërë të mundur faktin që dhjetë vite pas luftës Kosova nuk ka kompani me renome të cilat fitojnë projekte në vendin tonë.
 
Ajo ka thënë se Kosova përfundon me kompani të cilat kanë të kaluar të dyshimtë apo për të cilat duhet të bëhen hulumtime shtesë dhe për të cilat nuk është bërë ndonjë analizë e detajuar mbi origjinën e parasë dhe përvoja e punës së tyre.

Po ashtu Kusari ka vlerësuar se në momentin kur Ministria është nën hetime nga zyrtarët e saj ndahen tendera dhe vazhdojnë procese të cilat në një të ardhme mund të jenë subjekte të mëtejshme të hetimeve.
 
\"Edhe një here, shprehim pakënaqësinë tonë në lidhje me këtë proces dhe mungesën e plotë të transparencës me dhënien në koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe menaxhimin e përgjithshëm të pronës publike\", ka pohuar Kusari - Lila. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 qershor 2023 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të debatohet për situatën në veri të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Qendra për karrierë dhe alumni e Universitetit të Prizrenit organizon Panairin e Punës dhe Karrierës. (Galeria Shopping Mall, ora 10:00)

 - Organizohet përurimi i bustit të heroit Adem Ukëhaxhaj. (Fshati Carrabreg, pranë Ambulantes  ora 10:30)

- Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit dhe Bashkësinë Islame të Hanit të Elezit, organizojnë aktivitetin e dhurimit të gjakut. (Qendra e Kulturës "Imri Curri" në Han të Elezit, ora 11:00)

- Organizata Plus Kult organizon promovimin e krijimtarisë letrare të poetit Ahmet Pllana, në shenjë të 50 Vjetorit të krijimtarisë. (Salla e Plus Kult në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në sallën e Asamblesë Komunale organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar atdhetarit, Adem Ukëhaxhaj. (Asamblea Komunale e Pejës, ora 14:00)

- Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon promovimin e antologjisë poetike "Girl of Monday",  e cila vjen në tri gjuhë: shqip, holandisht dhe anglisht. (Objekti i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ora 18:00)