AKK: PTK nënshkruan kontratë jo ligjore
Prishtinë, 17 tetor - Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) e konsideron të paligjshme nënshkrimin e kontratës për blerjen e veturave për nevojat e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) në mes së këtij institucioni si Autoritete Kontraktues dhe operatorit Ekonomik fitues kompanisë \"AGS\".
Agjencia kundër korrupsionit si institucion që ka përgjegjësi edhe për monitorimin e procedurave dhe procesit të rasteve tenderuese, gjatë procesit tenderues të PTK-së me titull \"Furnizim me automjete\" ka vërejtur disa parregullsi, mirëpo si rrjedhojë e zvarritjes së dhënies së dokumentacionit nga ana e PTK-së Agjencia nuk ka arritur që ta parandalojë këtë veprim jo ligjor.
\"Autoriteti Kontraktues më datë 26/09/2013 ka Shpërblyer me Kontratë Operatorin Ekonomik \"AGS\" për 2(dy) Lotet. Lot.1 me çmim: 119.600.00 \" dhe Lot.2 me çmim: 167.400.00 \".
\"Në \"Njoftim për Dhënie të Kontratës\" të datës: 26/09/2013, pika IV.4 dhe IV.5 Informacioni mbi vlerën e Kontratës, çmimi më i ultë dhe çmimi më i lartë paraqiten me shifra të njëjta: Për Lot.1 çmimi më i ulët dhe më i lartë paraqitet 119.600.00 \", ndërsa për Lot.2 çmimi më i ulët dhe më i lartë paraqitet 167.400.00 \"\", thuhet në Opinionin e Agjencisë rreth procedurave dhe procesit të dhënies së këtij tenderi.