AKE debaton për çmimet e SMS-ve dhe kontratave parapagese
Ohër, 19 maj - Zvogëlimi i çmimit të SMS porosive, servili universal dhe kontratat parapagese, do të jenë tema kryesore të ditës së sotme të tretë përfundimtare nga Konferenca ndërkombëtare rregullatore që mbahet në Ohër.
Përfaqësuesit e Agjencive për Komunikime Elektronike (AKE), të cilët janë të pranishëm në konferencën, dje paralajmëruan formimin e trupit rregullator që do të mbulojë 11 vende të Ballkanit dhe Evropës Juglindore, me qëllim të përmirësimit dhe rregullimit të tregut telekomunikues sipas shembullit të Trupit rregullator evropian.
Sipas asaj që është paramenduar, formimi i kësaj organizate do ti mbulojë çmimet që praktikisht Agjencia për komunikime elektronike i kontrollon, nga rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike, deri te stimulimi i internetit të brezit të gjerë, si dhe zhvillimin e telefonisë celulare dhe fikse.