AKB: Qeveria gaboi që për privatizmin e PTK-së
Prishtinë, 27 janar - Procesi i privatizimit në Kosovë, ishte eksperimental dhe u përcoll me debate e dilema gjatë gjithë kohës që nga AKM-ja e tash edhe nga AKP-ja.
Debati politik i disa deputetëve në Kuvendin e Kosovës, është shqetësues e joparimor e i cili po e dëmton procesin e privatizimit. Po ashtu kjo metodë largon e frikëson investitorët jo vetë vendës, por edhe ata të huaj.
Edhe vlerësimet tjera se prodhimin vendës dikush po e shkatërron e dikush tjetër po e mbështet janë jo reale, vlerëson Aleanca Kosovare e Bizneseve.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se janë të shqetësuar rreth deklarimeve dhe pengimit të procesit të privatizimit që po bëhet nga politika ditore e të cilët janë të ngarkuar me nuanca politike dhe pa llogaritje ekonomike.
Privatizimi i PTK-së, është ndaluar nga Parlamenti i Kosovës dhe kemi humbur një rast të mirë për të shitur një aset i cili po shkatërrohet për çdo ditë. Në këtë rast Qeveria e Kosovë, gaboi që këtë proces nuk e vazhdoi ashu siç bëri me shitjen e Aeroportit, KEK-ut dhe organizatave të tjera të cilat kanë treguar se jemi shtet jo pengues por integrues dhe zhvillues, tha Shahini.
Sipas tij ditëve të fundit janë ngritur dilema edhe reth privatizimit të fabrikës së Amortizatorëve, Grandit, Sharrcemin, Zastava, e tjera dhe i gjithë ky proces asnjëher nuk mund të themi se ka qenë i pa monitoruar, sepse institucionet kanë funksionuar.
Kryetari i AKB-së, shtoi se përkrahin iniciativat e Parlamentit për themelimin e një Komisioni hetimor për procesin e privatizimit të fabrikës së Amortizatorëve nga Devolli.
Ai kërkon që ky hetim dhe të tjerat të jenë jo selektive, por të jenë profesionale, pa ngarkesa politike dhe të rregulluara sipas ligjeve në fuqi. Shahini kërkon që të vazhdoi edhe në privatizimet e tjera që janë shumë të diskutueshme.
Ai kërkon që prokuroria dhe organet tjera duhet të vazhdojnë punën e tyre në mënyr të pavarur dhe AKB-ja përkrah të gjitha hetimet e zbardhjes së të vërtetës në procesin e privatizimit.
Praktikat e këqija duhet të hiqen nga gjuha parlamentare e politike dhe bizneset të shikohen si biznese dhe investitor pavarësisht se kush janë dhe cilës parti i takojnë, sepse ata po i sjellin të mira shtetit. Duhet të krijohen politika dhe imazh i mirë se në Kosovë ka klimë të mirë për biznes dhe investime, tha kryetari Agim Shahini.
Nga ana tjetër Ramiz Kelmendi, pronar i kompanisë Elkos Group, tha se çështja e privatizimit pas luftës është bërë nga AKM-ja e AKP-ja dhe tash çështja e privatizimit po përdoret edhe si fushat politike dhe po tentojnë që këtë sistem ta rrënojnë.
Privatizimi ka qenë dhe është një proces i deomosdoshëm në një shoqëri kaptaliste dhe për të cilën është një çmim që duhet paguar. Sa i përket privatzimit të PTK-së mendoi se faji është tek Komisioni ndër qeveritar, të cilët vetë e kanë fut këtë metodë të miratimit për shitjen e PTK-së edhe të buxhetit dhe jemi kundër kontrabandimit dhe prolongimit, tha Kelmendi.