24 Dhjetor 2024

“Airwings” nis falimentimin

Basel, 6 shtator - Kompania ajrore “Airwings” ka nisur procedurën e falimentimit të saj, pas denoncimeve për skandale nga udhëtarë që kanë qenë viktima të mashtrimeve.

Agjencia e lajmeve INA bën të ditur se sipas informatave nga \"Konkursamt\" në këtë kanton, kompania “Airwings” me seli në Schaffhausen ka paralajmëruar procedurën e falimentimit.

Procedura ka nisur për t`iu shmangur siç thuhet nga korrespodenti i INA-s, manipulimeve dhe mashtrimeve të qytetarëve që janë denoncuar të gjitha në Gjykatën e Schaffhausenit.  Por gjithashtu nga disa informacione bëhet e ditur se kjo kompani ka tërhequr paratë e garancisë si kompani e themeluar dhe funksionale.

“Airwings” është denoncuar nga shumë udhëtarë për mashtrime dhe manipulime, të cilët kanë thënë se kishin paguar biletat dhe më pas kishin ngelur nëpër aeroportet e Zvicrës, kryesisht të Baselit.

Agjencia e lajmeve INA ka zbardhur skandalin e kësaj agjencie si dhe denoncimet e shumë mërgimtarëve, që kanë përjetuar probleme gjatë udhëtimeve të tyre në destinacionet nga Zvicra.

Kompania më parë kishte premtuar se do të zgjidhen problemet dhe shqetësimet, mirëpo deri tani nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)