04 Janar 2025

Airbus ulj prodhimin e aeroplanëve gjigantë A380

Detroid, 14 korrik - Kryezyrtari ekzekutiv i gjigantit europian të prodhimit të aeroplanëve "Airbus" thotë se kompania e tij mbetet optimiste për perspektivat afatgjata të prodhimit të aeroplanëve super të mëdhenj të udhëtarëve "A380", pas shpalljes së shkurtimit të prodhimit të tyre.

Ai theksoi se shpreson që pakësimi i prodhimit nuk do të zgjasë më shumë se një ose dy vjet.

Një ditë më parë, \"Airbus\"-i njoftoi se prodhimi vjetor i \"A380\" do të ulet në 12 në vit, nga 27 që është tani.

Standardi i ri i vëllimit të prodhimit do të nisë nga viti 2018.

Njoftimi ka çuar në shqetësime për shtyrje të zbatimit të porosive, por kompania këmbëngul se një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)