Airbus shkurton 1,164 vende pune
Mynih, 30 nëntor - Prodhuesi europian i avionëve Airbus njoftoi planin e ristrukturimit, që konsiston në shkurtimin e më shumë se 1 mijë vendeve të punës dhe transferimin e 325 pozicioneve të tjera.
Shkurtimet do të prekin më shumë funksionet mbështetëse dhe integruese si dhe Zyrën e Përgjegjësit të Teknologjisë.
Në janar pritet bashkimi me Grupin Airbus i sektorit komercial të tij, si dhe zhvendosja e selisë së kompanisë nga Parisi dhe Mynihu në Tuluzë të Francës, shoqëruar me transferimin e 325 vendeve të punës.
Kompania Airbus synon gjithashtu krijimin e 250 vendeve të reja pune, duke investuar në zhvillimin e kompetencave të sigurisë.