"Airbus" ofroi 125 aeroplanë për Kinën në 2012
Kjo është viti i tretë radhas që aeroplanët e "Airbus"-it për Kinën e kalojnë shifrën 100.
Kompania "Airbus" bëri të ditur të premten se deri në fund të vitit të kaluar, në pjesën kontinentale të Kinës kishte gjithsej 876 aeroplanë "Airbus", duke zënë 49 për qind të numrit të përgjithshëm të aeroplanëve me mbi 100 vende.
"Airbus" deklaroi se avionët e saj preferohen gjerësisht në Kinë. Tani, krahas kompanive të mëdha ajrore, ajo ka edhe klientë të tjerë, si kompani ajrore lokale, private, me kosto të ulëta, me shërbime të posaçme VIP, si edhe klientë personalë.