Airbus nënshkroi kontratën më të madhe në historinë e vet
Detroid, 19 prill - Koncerni Airbus nënshkroi sot kontratën më të madhe në historinë e vet për furnizimin e 234 avionëve "A320". Blerësja e avionëve është kompania indoneziane Lion Air.
Çmimi total i kontratës arrin në 18.4 miliardë euro. Kjo porosi do të ofrojë vende pune për 5.000 punonjës të koncernit në Francë gjatë dekadës së ardhshme.
Ceremonia e nënshkrimit të kontratës u zhvillua në Pallatin Elize, në prani të Presidentit François Hollande.
Në fillim të vitit 2012 kompania Lion Air nënshkroi një tjetër kontratë të konsiderueshme me rivalin kryesor të "Airbus" - kompaninë amerikane Boeing, për të cilën blerja nga ana e kompanisë ajrore indoneziane e 230 avionëve Boeing-737 u shndërrua gjithashtu në kontratën më të madhe të nënshkruar ndonjëherë më parë.