Airbus i shet Vietnamit 40 avionë pasagjerësh

Paris, 11 shtator - Kompania për prodhimin e avionëve të pasagjerëve Airbus do ti shesë Vietnamit 40 avionë pasagjerësh.
Kjo marrëveshje u arrit me rastin e vizitës së presidentit francez François Hollande në Vietnam.
Zëdhënësi i kompanisë Airbus për Azinë, Sean Lee konfirmoi se është arritur marrëveshje me tre aviokompani vietnameze, sipas së cilës këtij vendi do ti shiten 40 avionë pasagjerësh.